21:57 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pas Juventusit dhe Chelseas edhe Monaco futet në garë për Golovin

Monaco ka konfirmuar se do të konkurrojë Juventus dhe Chelsea për Aleksandr Golovin.

Fantazisti rus ka qenë subjekt i një interesi të madh nga klubet e mëdha europiane, por deri tani asnjë klub nuk ka përmbushur kërkesat ekonomike të CSKA-së së Moskës.

“Kemi bërë një ofertë për Golovin,” ka konfirmuar zv.presidenti i Monaco-s Vadim Vasilyev për Sport Express.

“Kemi bërë një ofertë mjaft bujare, dhe kemi ofruar një kontratë pesëvjeçare për lojtarin. Mendoj se një tranzicion me një klub si Monaco do të ishte opsioni më i mirë për të në këtë fazë të karrierës.

“Gjithçka duhet të vendoset në ditët e ardhshme, mbase edhe sot. Nuk mund të presim më gjatë. Nëse nuk ndodh, do të shohim opsione të tjera”./IndeksOnline/