08:12 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pas kalimit të Ronaldos edhe Marcelo ndjek Juventusin

Në vetëvete, lajmi nuk është absolutisht jo i mjaftueshëm për të afruar Marcelo te Juventus. Gjithsesi, për tifozët bardhezi është mëse i mjaftueshëm, kur vetëm 24 orë pas transferimit të shekullit, tashmë ëndërrojnë një tjetër yll të Real Madrid.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka nisur të ndjekë profilin zyrtar të Juventus në “Instagram”.

Mbase është vetëm një gjest afrimiteti në raport me CR7, me të cilin Marcelo është një mik shumë i mirë dhe jo vetëm për afrimitet gjuhësor.

Por popullata bardhezi po ëndërron tashmë në rrjetet sociale. Për më tepër që çështja e krahut të majtë është ende e hapur te shtëpia e Juventus.

Gjithçka është e lidhur me të ardhmen e një tjetër braziliani, Alex Sandro, gjithmonë pezull mes largimit dhe qëndrimit me rinovim të kontratës.