13:19 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas mosmarrëveshjes me Mourinhon, Pogba bën të ditur klubin e ri

Paul Pogba është duke tentuar që të rikthehet te Juventusi, gjithnjë sipas mediave në Itali.

Pogba nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin, Jose Mourinho dhe në fundjavë ai fajësoi taktikat e Mourinhos për barazimin me Wolves.

itFituesi i Kupës së Botës insistoi set Unitedit duhet të jetë sulmuese, sidomos në ndeshjet si vendas.

Dhe sot Tuttosport shkruan se këto komente nënkuptojnë prishje raportesh mes dy palëve, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news

Pogba ka qenë i lidhur me një largim edhe gjatë verës, megjithatë Man Unitedi bllokoi largimin e tij.

Por, tani konfirmohet se Pogba është gati të rikthehet në Itali.

”Pogboom, dëshiron rikthimin te Juve”, shkruhet në ballinën e të përditshmes italiane./IndeksOnline/