08:51 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas Nainggolan edhe një belg tjetër te Interi

Pasi kanë arritur marrëveshje me Romën për Nainngolan, Interi tashmë po kërkon një tjetër belg për t’i bërë dhuratë Spalletit.

Bëhet fjalë për antarin e Tottenham, Mousa Dembele, shkruan indeksonline.

Kjo marrëveshje mund të kryhet pas Kupës së Botës, pasi 30 vjeçari po merr pjesë së bashku me Belgjikën.

Kontrata e tij me Spurs përfundon në vitin 2019 dhe marrëveshja mund të mbyllet me 30 milionë euro. /IndeksOnline/