20:10 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pas një kohe të gjatë, Rihanna paralajmëron këngë të reja

Rihanna ka një kohë të gjatë që nuk ka sjellë në treg ndonjë projekt muzikor.

Që nga viti 2016,  kur Rihanna kishte sjellë albumin e saj “Anti” ajo nuk ka punuar më në këtë drejtim.

Ajo është përkushtuar e tëra në linjen e saj të të brendshmeve të cilat i ka sjellë kohëve të fundit.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe ajo ka marrë pjesë edhe në disa role filmime.

Mirëpo, tani ajo ka paralajmëruar se është duke punuar në drejtimin e sjelljes së projekteve të reja muzikore dhe kjo do të ndodh së shpejti.

Një fans i saj e kishte pyetur atë në Instagram se kur do sillte ndonjë muzikë të re ajo ishte përgjigjur:

“Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë lingeri, kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti.”

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për projektet e saja të ardhshme muzikore, por besohet se mund të jetë duke u përgatitur për një album me dy disqe vitin e ardhshëm./Indeksonline/

Temat: