12:15 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas operimit në Pejë, vajza e therur sillet në QKUK

(I plotësuar)-Nga therrja me thikë që ndodhi sot në një fshat të Istogut viktima ka pësuar lëndime të rënda.

Të kontaktuar nga Indeksonline, Zyra për Informim e Spitalit të Pejës ka bërë të ditur se vajza në fjalë është operuar në këtë spital por që më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

……………………………………………….

Mëngjesin e sotëm është plagos një vajzë në fshatin Orroberdë të Istogut.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një vajzë afër 18 vjeçe me inicialet M.M, e cila është nga fshati Jablanicë e komunës së Pejës.

Policia ende nuk ka arritur të kap të dyshuarin për kryerjen e kësaj vepre dhe është në kërkim të tij.

Ndërsa, ata njoftojnë se sipas mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës, gjendja shëndetësore e vajzës është e rëndë.

Ky është njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës sot me datë 21 Qershor 2018 rreth orës 08:45, është njoftuar se në fshatin Orroberdë komuna Istog kishte ndodhur një rast plagosje ( rast i cilësuar – Vrasje në tentativë), me ç’rast ishte plagosur viktima (femër) shtetase e Kosovës, M.M. lindur vitin 02.10.2000 nga fshati Jablanicë komuna Pejë.

Personi i dyshuar i kësaj vepre gjendet në arrati. Është i njohur për policinë dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Njësitë relevante të PK-ës, stac.policor Istog gjinden në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Viktima, gjendet në Spitalin rajonal Pejë, për momentin sipas mjekëve gjendja shëndetësore është e rëndë.

Lidhur me rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë, policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme .