08:26 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas sa vitesh lidhje femrat preferojnë t’u propozoni martesë?

Ditët kur femrat me padurim e kanë pritur momentin kur partneri bie në gjunjë dhe i propozon martesë kanë përfunduar – sepse një studim ka zbuluar se meshkujt e ndjeshëm modern janë ata që priren t’i bëjnë gjërat zyrtare.

Hulumtuesit që kanë anketuar 2,000 të rritur kanë zbuluar se femrat pëlqejnë të presin më shumë se dy vite e shtatë muaj para se të prezantohen me një propozim për martesë.

Por meshkujt shpeshherë ‘nxitohen’ dhe ia kërkojnë ‘dorën’ gruas për martesë pas dy viteve e katër muajve së bashku.

Kjo ndoshta e shpjegon edhe atë se përse shumica e të anketuarve kishin pohuar se do të dëshironin që propozimi i martesës të kishte shkuar më mirë.

Në fakt, thuajse një në dhjetë persona e ka përshkruar momentin e propozimit të martesës si “katastrofik”.

Ndër tjerash, studimi gjithashtu ka treguar se shumica e njerëzve kanë thënë se do të kishin preferuar që propozimi të kishte ndodhur në një vend më romantik.

Një në katër femra kanë thënë se u ka pëlqyer kur mashkulli ka propozuar martesë gjatë kohës kur kanë qenë duke e shijuar pamjen e preferuar, ndërsa një në pesë femra thonë se dëshirojnë që propozimi i martesës të ndodhë në plazh.