13:15 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas shpërthimit të skandalit, më pak se gjysma e amerikanëve i besojnë Facebookut

Më pak se gjysma e amerikanëve besojnë se Facebook respekton ligjet e privatësisë amerikane, tregon një hulumtim i publikuar sot nga Ipsos dhe Reuters që ilustron sfidat që ky rrjet social përballet pas një skandali mbi keqpërdorimin e të dhënave personale nga më shumë se 50 milionë përdorues.

Hulumtimet e kryera nga e mërkura deri të premten sugjerojnë se më pak amerikanë i besojnë Facebookut se kompanive tjera të teknologjisë që mbledhin të dhëna të përdoruesit siç janë Apple, Google, Alphabet, Amazon, Microsoft dhe Yahoo.