14:24 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas shtatë ndeshjeve, vjen fitorja e parë në vitin 2018 (Video)

Shtatë ndeshje me humbje dhe barazime – Roma ka shijuar fitoren e parë në vitin 2018.

Klubi romak mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Veronas, në xhiron e 23-të në Serie A, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Under në sekondën e 43”të.

Vlen të përmendet se ekipi i Di Francescos mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Pellegrini në minutën e 51’të.

Me këtë fitore Roma mbetët në pozitën e pestë me 44 pikë, një më pak se Interi në pozitën e katërt (45)./IndeksOnline/

Temat: