09:41 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas takimit me Trump, Kim Jong-un viziton Kinën

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un pritet që të njoftojë lidershipin e Kinës lidhur me takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump.

Jong-un është në një vizitë dy ditore në Kinë, vetëm një javë pasi takoi Trumpin. Në këtë vizitë, ai do të flasë më shumë lidhur me zotimet që ka dhënë në samit, termet e përgjithshme lidhur me çarmatimin bërthamor të gadishullit, raporton BBC.

Kina është aleati i vetëm ekonomik i vendit diktarorial, përderisa SHBA dhe Koreja Jugore kanë konfirmuar pezullimin e planit për ushtrimet ushtarake të përbashkëta. Vizita në Kinë, është e treta për Kim që nga marsi.

Temat: