14:42 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Pasi e ftoi në emision, Leonora Jakupi ka disa fjalë për Arbana Osmanin (Foto)

Mbrëmë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” drejtuar nga Arbana Osmani e ftuar ishte edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi. Kjo e fundit ka emocionuar të gjithë me fjalët e saj për nënën Ferdonije, të cilës serbët ia vranë në luftë 4 djemtë dhe bashkëshortin.

Leonora iu drejtua nënës Ferdonije me këto fjalë:

“Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qënë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tilllë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mundem me qenë unë çika jote?”


Ndërsa sot ajo ka disa fjalë për prezantuesen e këtij emisioni. Përmes një fotografie Leonora i është drejtuar Arbanës me këto fjalë: Të rujt Zoti, ti je një zemër e madhe!