21:58 / E Enjte, 11 Janar 2018

Pasi miratohet ligji për gjuhën shqipe, nisin protestat në Maqedoni

Një grup qytetarësh sonte janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë në shenjë revolte për shkak të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Protestuesit janë duke kundërshtuar votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, që sot u miratuar me 69 vota ”për”.

Komunikacioni në rrugën “11 Tetori” është i bllokuar nga QT “Paloma Bianca” deri te udhëkryqi te Spitali i qytetit.

Protesta ka filluar që në mesditë, kur bëhej votimi i këtij ligji. Grup prej 10-15 qytetarësh me flamuj Vergina ishin para ndëtesës së Kuvendit, por atëherë komunikacioni nuk ishte ndërprerë.