12:37 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Pasi pengoi karateistët, Serbia ndalon edhe tre deputetët (Dokument)

Serbia nuk është mjaftuar me ndalimin që ia bëri karateistëve kosovarë, Kuvendi i Serbisë iu ka anuluar ftesat tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ilir Deda, Vjosa Osmani dhe Blerta Deliu ishin ftuar për të marr pjesë në mbledhjen e Integrimeve Evropiane të vendeve të Ballkanit, por një ditë pas, e tërhoqi ftesën, transmeton Indeksonline.

Njoftimin për anulim e ka postuar në Facebook, Deda duke thënë se sot doli fytyra e vërtet e Serbisë.

Ky është postimi i Dedës:

Ja letra e drejtuar mua, Vjosa R. Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra e anulimit të pjesëmarrjes në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit” të paraparë të mbahet me 11-12 maj në Beograd.

Në ditën e Evropës, del fytyra anti-evropiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për “normalizim” të raporteve me Kosovën, dhe për “përkushtimin” ndaj rrugëtimit evropian të Ballkanit Perëndimor. /Indeksonline/