18:14 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pasi u përjashtua nga Botërori, Kaliniq e injoron edhe më fort Kroacinë me këtë gjest

Nikola Kaliniq e ka injoruar edhe më shumë kombëtaren e tij, Kroacinë.

Sulmuesi kroat u përjashtua nga Botërori pasi që nuk pranoi të futej në lojë si zëvëndësues në përballjen ndaj Nigerisë, Kaliniq nuk e ka pranuar fare medaljen e dhuruar pasi Kroacia ishte nënkampione e Botës.

Sulmuesit të Milanit iu ofrua sot medalja, por që ai nuk e ka pranuar fare.

Ishte selektori Zlatko Daliq ai që kishte marrë vendimin për ta kthyer në shtëpi Kaliniqin pas gjestit të tij në ndeshjen e parë të Botërorit për përfaqësuesen ballkanase./Indeksonline/