12:58 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasuria e ministrit Hasani nga pagat shtetërore dhe bizneset private

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës, Bajram Hasani del të jetë ndër ministrat më të pasur në Qeverinë e Kosovës.

Në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Hasani ka deklaruar se nën pronësinë e tij ka truall me vlerë 200 mijë euro të përbashkët me gruan, ka të ardhura në vlerë 250 mijë euro nga Fabrika Bungu të përbashkët me gruan, shtëpinë me oborr në vlerë 200 mijë euro të përbashkët me gruan,  truall në vlerë 9 mijë e 700 euro, truall tjetër në vlerë 9 mijë e 500 euro dhe një të fundit në po të njëjtën vlerë 9 mijë e 500 euro, të tria këto në pronësi të vetme.

Ministri ka deklaruar edhe dy vetura të biznesit, njëra e tipit ‘Tiguan’ me vlerë 33 mijë euro nën prondësi të prindit dhe një ‘Range Rover’ në vlerë 30 mijë euro nën pronësi të tijën.

Hasani ka gjithashtu edhe aksione në shoqëri komerciale. Në kompaninë ‘City Projects sh.p.k’ Hasani ka përqindje të aksioneve prej 33.33 përqind në vlerë kapitale 620 mijë euro.

Gjithashtu përqindje të aksioneve ka edhe në ‘FronStone sh.p.k’, ku përqindja e aksioneve është 100% me vlerë 1 mijë euro.

Bajram Hasani ka deklaruar se para të gatshme që mbanë në institucionet financiare arrijnë shumën e 25 mijë eurove.

Hasani ka edhe detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik. Në bankën NLB Hasani detyrime financiare në vlerë 100 mijë euro, së bashku me gruan. Gjithashtu që nga viti 2017 deri më 2014, Hasani ka detyrime ndaj NLB-së 180 mijë e 725 euro për blerje të patundshmërisë bashkë me gruan.

Hasani ka të hyra vjetore nga Kuvendi Komunal në Gjilan në vlerë prej 1 mijë e 693 euro kurse nga ‘City Projects’ shumë vjetore Hasani ka 8 mijë euro.

Përpos kësaj Ministri Hasani nga paga e MTI-së merr 4 mijë e 437 euro 68 cent në vit përderisa mëditjet arrijnë 402 euro e 73 cent./Indeksonline/

http://www.akk-ks.org/declaration/2018/Qeveria/Ministria_e_Tregtise_dhe_Industrise/Bajram_Hasani.pdf