11:18 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Patë shumëçka por jo edhe barkun e Elita Rudit në fustanin e dytë!

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi i dha fund beqarisë duke u martuar me Asdrenin apo reperin e njohur me emrin artistik, Gjiko.

Por përveç dasmës luksoze të organizuar natën e kaluar në Prishtinë, Elita dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër.

E këtë më së miri mund ta vërejmë në fustanin e dytë që veshi Elita, i cili ia ekspozonte thuajse tërësisht barkun e fryrë.

Çiftit i urojmë jetë të gjatë bashkë dhe u bekofshin me një fëmijë të shëndosh./Indeksonline/