19:27 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

PDK nuk ka marr ftesë nga VV për tryezën e së premtes

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka konfirmuar se u ka dërguar ftesa partive politike shqiptare, që të marrin pjesë në tryezën e së premtes të organizuar nga ata.

Ndonëse shumica e subjekteve politike kanë shprehur interesim t’i përgjigjen kësaj ftese, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka marr një ftesë të tillë.

Kështu së paku ka thënë Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati në një prononcim për Indeksonline.

“Deri sot në ora 16:00 nuk kemi marr ftesë, nuk e di çka ka ndodhë më vonë”, ka thënë ai.

I pyetur se nëse marrin ftesë, a do të marrin pjesë në këtë tryezë, ai tha se do të shikojnë si do i përgjigjen ftesës.

“Nuk e di a do të marrim pjesë nëse ftohemi, do të shikojmë si do t’i përgjigjemi ftesës”, tha Musmurati.

Kujtojmë se dje është raportuar se Vetëvendosje do t’i ftojë në tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve” të gjitha partitë politike në vend, me përjashtim të Listës Serbe./Indeksonline/