15:29 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Pedofili që abuzonte seksualisht me fëmijën e tij vdes në burg

Një pedofil ka vdekur në një nga burgjet në Angli.

Ai u burgos pasi kishte abuzuar seksualisht me fëmijën e tij gjashtë herë gjatë një viti e gjysmë.

Abuzimi u zbulua kur djali i tregoj nënës për “gjëra të pista” e të cilat u hetuan nga policia pas raportimit të nënës së fëmijës, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Daniel Davey, 22 vjeç, u gjet fajtor për abuzimin seksual pasi AND-ja e tij u gjete në të brendshme të fëmijës.

Poashtu një dëshmitar kishte parë një imazh kur ai e abuzonte seksualisht fëmijën e tij rreth moshës pesë dhe gjashtë vjet atë kohë.

Ai i kishte mohuar akuzat, mirëpo ishin dëshmitë ato të cilat vërtetuan fajësinë e tij, ku u dënua me gjashtë vite e gjysmë për abuzim./Indeksonline/