17:21 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Pensionistja fotografon nga dritarja shpërthimet e fuqishme të vullkanit (Foto)

Dona Mueller ka fotografuar nga dritarja e shtëpisë, shpërthimet spektakolare të vullkanit Kilauea në Hawaii.

Pensionistja 75-vjeçare në jeton në Puna, shikonte e tmerruar teksa lava kishte rrethuar pronën e saj, duke ia pamundësuar të largohej.

“Shpërthimet ishin aq të fuqishme, sa që u thyen disa prej xhamave. Ka më se 30 vjet që jetoj këtu dhe vullkanet po vijë e po shtohen”, ka shpjeguar Mueller pas evakuimit.

Lava e vullkanit pranë shtëpisë

 

Për shkak të kushteve të rënda, ajo i ka kërkuar të bijës para dy vitesh që të mos kthehet nga studimet për të jetuar aty, në mënyrë që të mos përballet me vullkanet.

Po që se shtëpia saj digjet, ajo ka thënë se do të shkojë për të jetuar në Shtetet e Bashkuara, pasi nuk do t’i mbetej më asgjë.