17:53 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Pensionohet O’Shea? Irlandezi thotë të kundërtën: Jam ende në formë!

Mbrojtësi i njohur nga tifozët e Premierligës, John O’Shea nuk e ka ndërmend t’i varë këpucët në mur në fund të këtij sezoni.

Spekulimet e fundit, thonë ndryshe për futbollistin 36-vjeçar, por ai në një intervistë ka treguar kohën se kur do të pensionohet, transmeton IndeksOnline.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, thotë se nuk e ka ndërmend të pensionohet në fund të këtij sezoni.

“Kanë mbetur edhe tetë ndeshje në këtë sezon, tetë mundësi të arta për të marr pikë që kemi nevojë për të na nxjerrë nga problemet. Pas kësaj do të ulemi me drejtuesit e klubit dhe të flasim për të ardhmen time. Nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, këtu apo diku tjetër”, ka thënë O’Shea.

Reprezentuesi i Republikës së Irlandës ka luajtur për katër klube; Bournemouth, Royal, United dhe tani Sunderland. Ai bëri emër sa ishte te “Djajtë e Kuq” ku zhvilloi afro 280 paraqitje dhe shënoi 12 gola./IndeksOnline/