09:54 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Për 24 orë, në Prishtinë: Sulm, dhunë familjare, zjarrvënie, kanosje

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidentuar raste të ndryshme, si sulm, dhunë familjare, vjedhje të rëndë, kanosje, zjarrvënie dhe posedim të narkotikëve.

“Fshati Plemetin, Obiliq 18.06.2018 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-rom, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K-rome. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin policor, përcjellë Indeksonline.

“Lipjan 18.06.2018 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte rrahur gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, sqaron raporti.

“Rr. “28 Nëntori”, F. Kosovë. Raportohet më 18.06.2018 22:20 viktima mashkull K/Serb ka informuar se i dyshuari mashkull K/Serb ia ka vjedhur në garazhin e tij gomat e veturës të cilat kanë qenë të mbyllura me çelës. Ankuesi i kishte vërejtur gomat tek i dyshuari, ndërsa njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

“Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë 18.06.2018 – 21:30. Ankuesi mashkull K-shqiptar ka raportuar se përderisa ishte në veturën e tij ishte kanosur me armë nga një i dyshuari i panjohur. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”.

“Fshati Janjevë, Lipjan 18.06.2018 – 19:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarri shtëpia e pabanuar e viktimës mashkull kroat i cili jeton në R. e Kroacisë. Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”.

“Rr. “Isa Kastrati”, Prishtinë 18.06.2018 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 3.2 gramë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”. /Indeksonline/