20:49 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Për dy ditë kënga e Luanës me Bujar Qamilin arrin 1 milion klikime (Video)

Luana Vjollca bëri një kthim të vërtetë në muzikë duke realizuar një bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Bujar Qamili.

‘Mi dhe flakë mallit tim’ është kënga e cila arriti që për dy ditë të mbledhë 1milionë klikime në Youtube, shkruan Indeksonline.

Kjo këngë po dëgjohet kudo pasi ka një ritëm fantastik dhe një realizim mjaft të mirë muzikor.

Sigurisht Luana i jep edhe më shumë shkëlqim gjithë realizimit me pamjen e saj./Indeksonline/