21:10 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë në histori Mercedes prodhohet në Francë

Mercedes-Benz është duke përgatitur dy fabrika për prodhimin e veturave elektrike, dhe përveç Zidelfingen në Gjermani, është duke planifikuar edhe atë në Hambah në Francë.

Në fabrikën për 800 punonjës, në të cilën para dy dekadash nisi prodhimi i Smart ForTwo, do të investohen rreth 500 milionë euro, në mënyrë që të nisin përgatitjet për prodhimin e kompaktit elektrik të Mercedes EQA.

Paratë do të investohen në objekte të reja, përfshirë edhe stabilimentet e reja për prodhimin e karrocerisë.

Gurin e themelit tashmë e kanë vendosur drejtori i Mercedes-Benz Dieter Zetche dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kështu për herë të parë në historinë e tij të gjatë 100-vjeçare, Mercedes do të prodhohet edhe në Francë.