16:42 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për nderë të Kurban Bajramit, nëna e Medës gëzon fëmijet me dhurata (Foto)

Remzije Përgjeçaj, nëna e këngëtarit të njohur – Meda sot ka zhvilluar një vizitë në SOS fshatin e fëmijëve.

Për nder të festës së Kurban Bajrami ajo ka gëzuar fëmijët me dhurata, transmeton Indeksonline.

“Sot për nder të festës së Kurban Bajramit, fëmijët e SOS Fshatit u vizituan nga familja e këngëtarit Meda, respektivisht nga nëna e Medës, Znj. Remzije Pergjeçaj dhe Z. Burim Krasniqi. Ata u njoftuan per se afermi me fëmijët e SOS Fshatit dhe shpërndanë dhurata për ta.
Në emër të fëmijëve te SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, falenderojme këngëtarin Meda dhe familjen e tij.”, njofton SOS fshati.

Vlen të kujtojmë faktin Meda jo rrallë herë ndihmon familjet në nevojë./Indeksonline/