08:58 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për një ditë arrestohen 34 persona në Kosovë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme lidhur me arrestimet, aksidentet e tiketat e shqiptuara.

Nga statistikat, vërehet numri i madh i arrestimeve që kanë ndodhur për një ditë.

Kështu, Policia ka arrestuar gjithsej 34 persona, ku prej tyre në mbajtje janë 16, ndërsa në vuajtje të dënimit një person.

Ndërsa, sa i përket aksidenteve, gjithsej janë 60, ku prej tyre 32 janë me të lënduar.

Sa i përket tiketave të shqiptuara, gjithsej janë 1512./Indeksonline/