16:11 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Për një javë tri transfere, Gerrard po bën “boom” në Evropë

Steven Gerrard duket se e ka marrë me ambicie të mëdha detyrën tek Rangers. Ish mesfushori i famshëm anglez ka arritur që brenda një jave të siguroi tri transfere tek skuadra skoceze.

Ylli i Burnleyt, Scott Arfield, portieri i Hull, Allan McGregor dhe sot Jamie Murphy i Brighton janë tri blerjet e para të Gerrard.

Ish kapiteni i Liverpoolit po mendon që të sjellë edhe lojtarë të tjerë me përvojë si, Torres, Skrtel, Leiva e Defoe./Indeksonline/