20:32 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Për një seks më të mirë dëgjoni këto këngë

Sipas një studimi të kryer nga Spotify, më shumë se 40% e njerëzve preferojnë të stimulohen nga muzika gjatë raportit seksual. Studimi i drejtuar nga psikologu muzikor Daniel Müllensiefen, ka patur për qëllim të anbalizojë raportin mes dashurisë, joshjes dhe muzikës dhe për të treguar rëndësinë e kësaj të fundit në jetën seksuale. Por cilët janë ritmet më të pëlqyera gjatë raportit? Kolona zanore e notave të dashurisë duhej të përbëhet nga këto 10 hite.

  1. Dirty Dancing – Kërcim dashurie

Kolona zanore e filmit kult, është absolutisht e preferuara gjatë seksit. Edhe vetë titulli “Kërcim i pisët”, është një premisë e shkëlqyer.

  1. Marvin Gaye – Sexual Healing

Në vend të dytë qëndron një këngë shumë sensuale, e aftë të krijojë atmosferën e duhur.

  1. Ravel – Bolero

E fuqishme, dhe elektrizuese. Thjesht perfekte.

  1. Berlin – Take My Breath Away

Një tjetër kolonë zanore e filmit “Top Gun”; romantike dhe joshëse deri në pikën e duhur.

  1. Barry White

Në këtë rast me shumë se se kënga është artisi që vlen. Me zërin e tij seksi, është në gjendje ta ktheje në magjik cdo takim erotik.

  1. Marvin Gaye – Let’s Get It On

Nje ultra hiti mjeshtrit te soul dhe ‘R&B, I afte te zgjoje dhe stimuloje erotizmin.

  1. Righteous Brothers – Unchained Melody

Kush nuk e kujton skenën e famshme të Patrick Swayze dhe Demi Moore, të përqendruar në krijimin e vazos së argjilës, duke nxitur një dëshirë të parezistueshme epshi?

  1. Celine Dion – My Heart Will Go On

Nuk mund të mungonte mbretëresha e “Titanic”, që duket perfekte për përkëdheljet nën dush apo në vaskë.

  1. Serge Gainsbourg – Je t’aime moi non plus

Ritme më të rafinuar, qëndrojnë në vendin e 9-të, por jo më pak ndjellës…

  1. Whitney Houston – I Will Always Love you

Cfarë është më eksituese se një premtim I dashurisë së përjetshme?E mrekullueshmja Whitney, me siguri ka shoqëruar shumë takime trupash me këtë hit.

Jeni dakod me këta tituj, apo keni dëshirë të shtoni ndonjë këngë tjetër në listën e të preferuarave gjatë seksit ?!