19:03 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Për një vit, iniciohen rreth 800 raste për euro të falsifikuara

Jo rrallë herë ndodh që qytetarët e Kosovës ta hasin në euro të falsifikuara.

Policia ka përgjegjësi që këto para të falsifikuara të hetojë dhe konfiskoj duke u bazuar në kodin penal që parashihet për rastet e kësaj natyre.

Për një vit, Policia ka iniciuar afër 800 raste të tilla.

“Policia e Kosovës, mbështetur ne Kodin Penal, neni 302 Falsifikim i parave, inicion, konfiskon, heton rastet e kësaj natyre. Parat e tilla ekzaminohen dhe varësisht nga vendimet e organeve te drejtësisë policia zbaton ato vendime. Sa i përket shifrave, ua përcjellim te dhënat se gjate vitit 2017 janë iniciuar 788 raste te tilla”, thuhet në përgjigjen e policisë për Indeksonline.

Ndërsa, për vitin 2018 deri në këtë muaj janë iniciuar 268 raste.

“Kurse gjate gjashtëmujorit të parë te këtij viti janë iniciuar 268 raste”, thuhet tutje në përgjigjën e tyre.

Ata nuk kanë treguar se sa është shuma e këtyre eurove, përkatësisht këtyre rasteve të iniciuara.

Një rast së fundmi, një zyrtare e një banke në kryeqytet ka raportuar 400 euro të falsifikuara në Prishtinë

. Këso raste ndodhin jo rrallë nëpër bankat komerciale, të cilat gjatë numërimit të tyre identifikojnë euro falco./Indeksonline/