14:16 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Për shkak të mungesës së fakteve, Prokuroria lë të lirë të akuzuarit në rastin “Sopoti”

Prokuroria Speciale ka tërhequr aktakuzën kundër të akuzuarve në rastin Sopoti.

Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit të tij social deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamet Zekiri.

“Prokukoria Speciale per shkak te mungeses se fakteve heq dore nga akuza ndaj te dyshuarve per rastin SOPOTI. Me ne fund plotesishte te lire sopotasit !!!”, ka shkruar Zekiri, shkruan Indeksonline.

Ndryshe në procesin e njohur gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë edhe pse pa fakte u dënuan me 156 vite burg.
Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil.

6 prej personave të dënuar kanë vuajtur mbi 7 vite në burg, ndërsa 5 prej të akuzuarve u dënuan në mungesë./Indeksonline/