23:05 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Për të pasur kujtesë më të mirë në moshën e mesme, bëni seks më shpesh

Çiftet aktiv në seks janë më të mirë në testet e memories në moshën e mesme, kanë treguar studimet e reja.

Hulumtuesit analizuan për dy vjet radhazi të dhënat e më shumë se 6 mijë të rriture të moshave 50 e më lart, duke ndjekur gjithçka nga dieta e tyre dhe zakonet e tyre të gjumit.

Në pyetësor përfshihej edhe pyetja për puthjen, prekjet seksuale dhe marrëdhëniet seksuale- dhe një test të kujtesës në seri.

Pjesa dërrmuese, ata që kishin më shumë seks dhe një marrëdhënie më të afërt emocionale me partnerin e tyre, ishin më të mirë në kujtimin e ngjarjeve të fundit.

Megjithatë, ata zbuluan se ky efekt ishte i përkohshëm: ai u zbeh me kalimin e kohës, dhe duke shkuar nga mosha e vjetër nuk kishte lidhje midis seksit dhe kujtesës.