15:16 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Për “vetëm” 42,000 $ , Rolls Royce ju bën t’a kaloni një trip të çmendur në Italinë Veriore

Shumica e njerëzve nuk kanë 42,000 $ për t’i shpenzuar në pushim. Por nëse ju jeni një nga ata njerëz që mund të përballojnë një nga makinat luksoze të Rolls-Royce, sic është modeli i ri Wraith Luminary Edition, paraja ndoshta nuk është problem.

Për këta individë, programi “Journey Into Luxury” i kompanisë britanike, është një nga gjërat që dëshirojnë ta bëjnë shkruan IndeksOnline.

Programi i ri sheh pjesëmarrësit që derdhin 42,167 dollarë për të përjetuar një turne në Italinë Veriore, nga 24 deri më 28 maj. E gjitha fillon në Venecia me një udhëtim nëpër qytet, ndërsa të pranishmit gjithashtu marrin një vend në teatrin më të vjetër të Venedikut, për një shfaqjet në La Triviata nga Verdi gjatë natës.

Të nesërmën, turneu shkon në brendësi për të marrë një vështrim më të afërt në punëtorinë italine të modës Botegga Veneta.

Pas kësaj, vazhdon në Ristorante Oseleta, e cila ndohet pranë liqenit Garda, për të shijuar një menu speciale. Pastaj, mysafirët trajtohen për një udhëtim me helikopter për të marrë një pamje ajrore të liqeneve të Italisë përpara se të ulen në Grand Hotel Villa d-Este, e cila është afër brigjeve të liqenit Como.

Deri tani, udhëtimi duket sikur do të ishte një kohë e pabesueshme për këdo që kishte para të mjaftueshme. Por mënyra se si ajo përfundon është pjesa që na bën pak ziliqar. Ditën e fundit të pranishmit do të ngasin një Rolls-Royce përgjatë rrugëve portokalli të Italisë në liqen, përpara se të marrin një udhëtim me motoskaf në Locanda Isola Comacina. Kurse atje, një darkë gala dhe fishekzjarre shënojnë fundin e programit.

E gjitha tingëllon jashtëzakonisht luksoze dhe me shumë Rolls-Royce përreth, megjithatë, për këtë cmim ju mund të bleni një Chevrolet Camaro SS, Dodge Challenger R/T Scat Pack apo një Kia Stinger. /IndeksOnline/