13:15 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Perandoria e Monchit në Romë

“Nëse dikush dëshiron të vijë tek ne, është i mirëseardhur, por nëse nuk dëshiron, ne nuk e duam atë” , tha drejtori sportiv i Romës pas dështimit të transferimit të Malcom.

Në vitin e tij të dytë në Romë, Monchi i ka dhënë një fytyrë komplet të re skuadrës gjallorose. Deri më tani, këtë verë ai ka bërë 12 transferime me vlerë 110 milionë euro, që e bëjnë Romën skuadra e dytë që ka shpenzuar më së shumti në Itali dhe e katërta në Evropë. Juventus (222) , Liverpool (195) dhe PSG (180) janë skuadrat e vetme që kanë shpenzuar më shumë se Roma, shkruan IndeksOnline.

“Problemi nuk është kur shet, por kur blen keq, nuk dua t’i bëj gjërat me ngut, tregu nuk mbyllet në korrik” , njoftoi Monchi pas ardhjes së tij në Itali.

Këtë verë ai nuk ka humbur kohën e tij. Ai ka sjellë tashmë Pastoren (24,7 milionë), Justin Kluivert (17,3), Defrel (15), Santon (9,5), Schick (+9), Olsen (8,5), Coric (7), Bianda (6), Cristante (5), Zaniolo (4,5), Mirante (4), Fuzato (0,5) dhe Marcano (falas). Një revolucion i tërë, me transferimet e të rinjve si një karakteristikë. Mosha mesatare e inkorporimit është 24,4 vjet… dhe merkato ende nuk ka përfunduar. “Ne do të gjejmë një lojtar të njejtë ose më të mirë se Malcom” , premton Monchi.

Për të vendosur Romën në krye të Italisë dhe Evropës, Monchi ka ‘kërcënuar’ tregun duke ngritur bastin e tij. Nëse vitin e kaluar ata shpenzuan 93 milion në Karsdorp, Ünder, Pellegrini, Gonalons, Kolarov … këtë verë kanë rritur investimet, por tani, në 110.

“Punë e një drejtori sportiv nuk është vetëm për të nënshkruar me lojtarë, por gjithashtu kërkon të kuptuarit se çfarë është më e mira për klubin, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe aspektin ekonomik”, theksoi Monchi. Për të mbajtur bilancin ekonik, ai ka hapur derën për disa yje të skuadrës.

Alisson është shitur në Liverpool për 75 milionë, duke u bërë shitja më e shtrenjtë në historinë e Romës. Nainggolan është larguar gjithashtu për 38 milionë në Inter (me vlerën e Santon dhe Zaniolo) dhe disa lojtarë të tjerë, duke përfituar 136 milionë në këtë treg.

Në dy vitet e tij të para tek Roma, Monchi ka nënshkruar me 26 lojtarë. Kështu ai ka ndryshuar fizionominë e skuadrës romake duke e bërë me dy formacione. Ai ka gjurmuar punën me të cilën triumfoi në Sevillë dhe vlen të theksohet se merkato e Romës ende nuk ka përfunduar. Sipas gazetave lokale nga kryeqyteti, Roma pritet t’i bëj edhe dy transferime, njëra prej tyre me një çmim të lartë. /IndeksOnline/