14:34 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Përballen dy grupet e VV-së

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupi Parlajmentar i saj sot do të mblidhen në një takim për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë subjekt.

Burimet e Indeksonline brenda VV-së kanë bërë të ditur se në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë të gjithë anëtarët dhe të larguarit e fundit nga pozitat udhëheqëse të partisë.

“Në mbledhje do të marrin pjesë të gjithë të pakënaqurit. E vetmja që mundet të mungojë në këtë mbledhje është Aida Derguti”, ka thënë një zyrtar i VV-së për Indeksonline.

Mbledhja do të nisë në orën 15:00 dhe parashikohet të këtë diskutimeve të mëdha mes dy grupeve tashmë të pozicionuara.

Zgjedhja e kryetarit të VV-së do të bëhet me 21 janar ndërsa i vetmi që ka shprehur kandidaturën është Albin Kurti./Indeksonline/