17:44 / E Mërkurë, 16 Maj 2018

Përballet me policët, pasi ushqente fëmijën me gji në publik (Video)

Një grup radikal feminist ka protestuar në Vatikan për të drejtat e tyre.

Vizitorët e sheshit “St Peter’s” mbetën të shokuar kur një nënë nga ky grup duke protestuar në Ditën e Nënës, u kap nga policia gjatë kohës që ajo i jepte gji fëmijës së saj, e zhveshur e tëra lartë.

Gruaja kishte shkruar në trup “alma mater”, që ka kuptimin “ushqyerja me gji”.

Kjo femër kishte për qëllim që të bënte të gjithë të kuptojnë se ushqyerja me gji në vendet publike nuk është gjë e keqe, dhe të bënte Papa Franceskon të lejonte të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët me gji të ushqejnë fëmijët sa herë të duan kudo që janë./Indeksonline/