19:39 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përballja, Prishtina – Donar Groningen në Champions League zhvillohet nesër

Skuadra e Prishtinës është nikoqire e Donar Groningen nga Holanda në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Basketball Champions League.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:30.

Për basketbollistët bardhekaltër kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, para ndeshjes së kthimit që do të luhet dy ditë më vonë në Groningen.

Megjithatë me përkrahjen e tifozëve të cilët priten që të jenë në numër sa më të madh të enjten në Prishtinë skuadra nga kryeqyteti shpreson të triumfoj dhe kështu të krijoj avantazh para duelit të kthimit në Holandë, transmeton IndeksOnline.

Donar Groningen është kampione në fuqi e Holandës, derisa në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Final Four të FIBA Europe Cup.

Në anën tjetër Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, derisa ditë më parë është stolisur edhe me trofeun e Superkupës së Kosovës./IndeksOnline/