23:57 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Përballje titanësh, Inzaghi “hat-trick” në ndeshjen lamtumirëse të Andrea Pirlos (Video/Foto)

Sulmuesi legjendar, Filippo Inzaghi shënoi tri gola për t’i shpëtuar yjet e Bardhë nga humbja kundër yjeve të Kaltër.

Andrea Pirlo, legjenda e shumë klubeve sonte organizoi një ndeshje lamtumirëse në “San Siro”, shkruan IndeksOnline.

Shumë yje morën pjesë në këtë ndeshje, duke dhuruar spektakël me 14 gola.

Takimi u mbyll me rezultat të barabartë 7 me 7.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Luca Toni, Pato, Vieri, Del Piero, Inzaghi (3), Matri, Shevchenko (2), Quaglierella, Cassano, Cafu dhe Brocchi.

Te skuadra e Yjeve të Bardhë bënin pjesë: Abbiati, Dida; Bonucci, Chiellini, Costacurta, Favalli, Jankulovski, Maldini, Nesta, Oddo, Simic, Zambrotta, Zanetti; Baronio, Camoranesi, Gattuso, Lampard, Leonardo, Pepe, Pirlo, Rui Costa, Verratti, Vidal; Baggio, Del Piero, Di Natale, Iaquinta, Inzaghi, Matri, Pato, Ronaldo, Totti, Vieri.

Kurse te klubi i Yjeve të Kaltër: Buffon dhe Storari; Adani, Barzagli, Bonera, Cafu, Diana, Ferrara, Kaladze, Materazzi, Serginho; Pirlo, Albertini, Ambrosini, Brocchi, De Rossi, Diamanti, Marchisio, Perrotta, Seedorf; Borriello, Cassano, Quagliarella, Ronaldinho, Shevchenko, Tevez, Toni, Ventola.

Trajnerët ishin: Carlo Ancelotti për Yjet e Bardhë dhe Max Allegri për Yjet e Kaltër./IndeksOnline/