16:42 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përbërja e patateve të skuqura ndikon në rritjen e flokëve, thonë studiuesit!

Shumë njerëz në botë kanë probleme me rigjenerimin e flokëve.

Shkencëtarët në Japoni kanë thënë se aftësia për të rigjeneruar flokët mund të gjendet në përdorimin e diçkaje që përdorët gjithashtu për të gatuar patatet e skuqura në McDonald’s.

Hulumtuesit e Universtit Kombëtare të Yokohama zbuluan se kur ata përdorën  ‘Dimetthylpolysilocane kimike’ kishin gjetur edhe në silikon e cila është shtuar më pas në vaj për të gatuar patetet.

Testet fillestare sugjerojnë se kjo metodë mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar përfundimisht humbjen e flokëve tek njerëzit.

Sipas Junji Fukuda, një profesor që ndihmoi në shkrimin e studimit, përdorimi i kimikateve ishte vendimtar për të prodhuar me sukses mikrobet e gjëndrave të flokëve, transmeton Indeksonline.

“Kjo metodë është thjeshtë shumë e fuqishme dhe premtuese”, ka thënë Fukuda.

Sipas tij mendohet sigurisht që kjo teknikë do të përmirësojë terapinë rigjeneruese të flokëve të njeriut për të trajtuar humbjen e flokëve si alopecia androgenike./Indeksonline/

Temat: