18:53 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Përdhunohet në grup, adoleshentja vdes pas lëndimeve të marra në mëlçi dhe mushkëri  

Një viktimë e përdhunimit vdiq pas vuajtjes së mëlçisë dhe mushkërive të prishura, kur një grup njerëzish e morën me vete dhe e përdhunuan.

Adoleshentja u zhduk të martën javën e kaluar kur u nis nga shkolla dhe u gjet pas disa ditës me 19 lëndime të rënda në trupin e saj.

Orë më vonë u gjet edhe një trup i  një vajze tjetër, gjithashtu në gjendje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Brutaliteti i krimeve në Haryana, një shtet thellësisht konservator në Indinë veriore ka krijuar tronditje duke shënuar kështu edhe rekord të dhunës kundër grave.

Policia po ndjek një grup njerëzish të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës 15 vjeçare nga rrethi Kuruksetra.

Shefi i policës së qarkut Abhieshke Garg tha se vajza kishte pësuar lëndime të brendshme të tmerrshme duke sugjeruar se sulmuesit kishin përdorur një objekt të hapur gjatë sulmit./Indeksonline/