10:22 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përditësimi i ardhshëm i WhatsApp do rrit jetëgjatësinë e baterisë

Lajme të mira për përdoruesit e WhatsApp sepse përditësimi i ardhshëm i aplikacionit do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë por jo vetëm.

Një tjetër risi e përditësimit do të jetë “Dark Mode” një funksion i cili konverton ikonat, menutë dhe sfondet në ngjyrë të errët për të mbrojtur sytë e përdoruesve.

Shumë aplikacione popullore si Youtube, Twitter dhe Microsoft Outlook kanë prezantuar këtë veçori.

Funksioni është shfaqur në versionet e fundit beta të WhatsApp dhe së shpejti mund të lançohet për përdoruesit në mbarë botën.

Telefonët që kanë ekran OLED do të përfitojnë më së shumti nga ky funksion.

Kjo sepse teknologjia OLED nuk aktivizon pikselët individualë të duhet të shfaqin ngjyrën e zezë.