12:25 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Perez: Faleminderit Cristiano, je pasardhësi i denjë i Di Stefanos

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thotë se impakti i Cristiano Ronaldos në klub nuk do të harrohet dhe se ai është pasardhësi i Alfredo Di Stefanos.

Perez gjithashtu ka lavdëruar rolin e Zinedine Zidanes në historinë e Madridit në një takim të asamblesë së anëtarëve të klubit të dielën.

Të dy u larguan nga klubi gjatë verë dhe ”Los Blancos” janë duke u adaptuar me Julen Lopetegui, transmeton IndeksOnline.

”Cristiano është njëri prej figurave kyçe dhe është top golashënuesi më i mirë në historinë e klubit si dhe pasardhësi i denjë i Di Stefanos”.

Image result for ronaldo

”Figura e tij është e jashtëzakonshme dhe ai do të përmendet gjenerat pas gjenerate. Një shembull për të gjithë që mbajnë numrin e tij. Faleminderit Cristiano”.

”Zidane është një tjetër pikë reference. Si trajner, ai e ka shkruar historinë si njëri prej më të mirëve në Real Madrid”.

”Ai është njëri prej legjendave më të mëdha të klubit dhe me Cristianon, ata duhet ta dinë se kjo gjithnjë do të jetë shtëpia e tyre”, u shpreh Perez./IndeksOnline/

Image result for zidane