10:14 / E Diele, 14 Janar 2018

Perez largon Ronaldon, merr Neymarin?

Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo janë në formën më të dobët gjatë këtyre viteve.

Sipas mediave në Spanjë, presidenti i klubit Florentino Perez ka një plan interesant për ta rikthyer ekipin e tij në formën më të mirë.

Ai dëshiron ta largoj Cristiano Ronaldon, dhe ta merr Neymar JR, transmeton IndeksOnline.

Madje pritet që ai ta përdor portugezin në ofertën e Neymarit. Pra shumë lehtë në të ardhmen mund ta shohim Ronaldon në PSG, kurse Neymarin në Madrid.

Neymar skuadrës parisiene i kushtoi plotë 222 milionë euro, por muaj më parë Nasser Al-Khelaifi tha se “është e mundur që Neymar të nënshkruan me Realin”.

Pas 18 xhirosh, Madridi është në pozitën e katërt me 32 pikë, larg nga pozita e parë./IndeksOnline/