14:38 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Perez tregon se sa Real Madridi do të gjenerojë me stadiumin e ri

Stadiumi i ri i Real Madridit është diskutuar në detaje nga presidenti, Florentino Perez, i cili beson se do të gjenerojë 150 milionë euro për sezon.

”Los Blancos” priten ta ri-modelojnë Bernabeun pas konfirmimit të planeve vitin e kaluar.

”Plany ynë për stadiumin është aprovuar në maj të vitit të kaluar dhe është definitiv, i cili na lejon neve t’i bëjmë ri-modelimet”, tha Perez në takimin e sotëm.

”Tani do ta kemi tenderin për punën dhe ne do ta aprovojmë porozimin financiar”.

”Shpresojmë se punët do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm dhe se punimet të zgjasin jo më shumë se tri vite e gjysmë”.

”Çmimi pritej të ishte 400 milionë euro, por modifikimin e projektit, kostot janë rritur në 525 milionë euro”, tha Perez në mes të tjerash./IndeksOnline/