09:30 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Përfitimet shëndetësore nga ushtrimet aerobike

Ushtrimet aerobike i referohen ushtrimeve që kërkojnë konsumimin e konsiderueshëm të më shumë oksigjeni. Ushtrimet kanë një intensitet të lehtë në të moderuar dhe mund të merren për një kohë të tejzgjatur (shumë minuta deri në shumë orë) pa lodhje të tepruar. Shembujt e ushtrimeve aerobike përfshijnë të ecurën, të vrapuarit, të notuarit, çiklizmin apo qëndrimet në një ritëm të qëndrueshëm. Një shembull tjetër do të jenë klasat e të kërcyerit dhe ato aerobike. Ushtrimet e rregullta bëjnë të mundur rregullimet e duhura të trupit. Këto rezultojnë nga përmirësimi i shëndetit dhe i funksionimit fizik. Vazhdimësia e të ushtruarit të rregullt mundëson ruajtjen e këtyre përfitimeve. Përfitimet e ushtrimeve aerobike mund të kategorizohen gjerësisht si “kapacitete fizike” ose “shëndet”. Të ushtruarit dhe shëndeti janë të lidhura me njëra tjetrën dhe shumica e ushtrimeve aerobike ndihmojnë.

Fitnesi – duke përfshirë rritjen e fitnesit kardiorespirator dhe qëndrueshmërinë

Ushtrimet e rregullta aerobike ndihmojnë sistemin kardiovaskular duke rritur kapacitetin për përdorimin e oksigjenit. Ajo e bën këtë duke rritur kapacitetin e zemrës për të dërguar gjak (dhe oksigjen) tek muskujt. Kjo arrihet kryesisht nëpërmjet një rritjeje në madhësinë e dhomave të pompave të zemrës (ventrikulat), që do të thotë se zemra nuk ka pse të rrahë shpejt për të ofruar të njëjtën sasi gjaku. Kjo është evidente në një ritëm të ngadaltë të zemrës për të njëjtën intensitet ushtrimesh. Ndërkohë që vini në formë, aktivitete të veçanta (siç janë ecja ose vrapi në një shpejtësi të caktuar) do të jenë më të lehta. Gjithashtu do të jeni në gjendje që ta ndërmerrni aktivitetin për një kohë më të gjatë (e njohur si kohëzgjatje), dhe/ose në një intensitet më të lartë (p.sh. të vrapuarit në një shpejtësi më të madhe). E njëjta gjë aplikohet tek aktivitetet siç janë çiklizmi dhe të notuarit, por fitnesi duhet të jetë specifik.