19:04 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përforcimi i ri i Milanit largohet përkohësisht nga futbolli, ka probleme në zemër

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ivan Strinic, i cili erdhi në këtë verë nga Sampdoria si transferim i lirë në Milani, ka probleme shëndetësore të zemrës.

Kroati i cili ishte vazhdimisht në formacionin bazë Kroacinë në Kupën e Botës deri në finale, është diagnostikuar me probleme në zemër.

Ai do t’i ndalojë të gjitha aktivitet sportive për t’i bërë testet e tjera të zemrës.

Temat: