13:04 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përfshihet nga zjarri një banesë kolektive në Trepçë

Zjarri ka përfshirë një banesë kolektive në të cilën jetojnë disa persona në Trepçë. Aty sipas policisë së Kosovës lëndime trupore kanë marrë tre persona.

Ndërkohë nga ana e organeve të hetuesisë kosovare, deklarojnë se  nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rasti po hetohet nga policia.

Ky është njoftimi i policisë:

Rr. Kristaleve, Trepçë 14.07.2018 – 16:10. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi kolektive, në të cilën banojnë disa familje. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri.  Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime  të lehta trupore,  kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.