13:10 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përfshiu edhe hetuesit e FBI, çka bëri ky 38 vjeçar do iu çudisë!

Një person ka deklaruar rrejshëm se babai dhe vëllai i tij janë terroristë. Krejt kjo ka ndodhur sepse ai nuk ishte thirrur në një darsëm në të cilën ishin nisur të shkonin ata dy.

Sonny Donnie Smith, 38 vjeçar ka lajmëruar aeroportin McCarran të Las Vegasit dhe atë të Midland-it duke u thënë që të ndalin fluturimet për shkak të dy terroristëve, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, ishin hetuesit e FBI ata që zbuluan deklaratën e rrejshme të Smith. Vëllai dhe babai i tij u liruan.

Smith pritet të përballet me 2 vjet burg, një gjobë prej 250 mijë dollarësh dhe pasi të lirohet do të jetë nën mbikëqyrje për një vit. Dënimi do t`i shpallet më 10 maj./Indeksonline/