20:50 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përfundon aventura e Ligës së Kampionëve për Dritën

Ka përfunduar aventura e Dritës në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës janë eliminuar nga skuadra suedeze, Malmo me rezultat të përgjithshëm, 5-0, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen që u zhvillua sot, gjilanasit u mposhtën me rezultat 2-0 me golat e Strandberg dhe Larsson.

Drita tashmë do luaj në rundin e dytë të Ligës së Evropës, ku kundërshtarin e mëson pas një ore.

Drita do të mbetet në histori si skuadra e parë kosovare që merr pjesë në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/

Temat: