22:33 / E Hënë, 15 Janar 2018

Përfundon mbledhja, Shpend Ahmeti: Nuk arritëm marrëveshje

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Shpend Ahmeti ka thënë se edhe pse është diskutuar kaq shumë, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes grupeve që kanë mendime të ndryshme brenda partisë.

Ahmeti ka thënë, se problemet brenda VV-së janë të theksuar dhe kanë dëgjuar të gjithë ata që kanë mospajtime, ndërsa ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vazhdim.

“Na nuk jemi msu me mbledhje kjo ishte e shkurtër, problemi është i dukshëm, ka mospajtime të theksuara. Për herë të parë kemi diskutuar shtruar dhe hapur. Nuk kemi arritur  marrëveshje po ka qenë diskutim i sinqertë”, ka thënë Ahmeti.

“U dakorduam që të vazhdojmë diskutimet, do të ketë diskutime edhe gjatë ditëve në vazhdim”, ka bërë të ditur Ahmeti.