14:58 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja, gjithë lojtarët shpërthejnë në lot (Foto)

Ka përfunduar ndeshja mes Fiorentinas dhe Beneventos. Ekipi i Violas ka fituar me rezultat minimal 1 me 0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Hugo në minutën e 25’të, gol ky që shkoi për të vdekurin, Davide Astori.

Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë futbollistët e Fiorentinas përfshi edhe një numër të vogël të Beneventos u shtrinë në fushë dhe filluan të qanin për vdekjen e italianit.

Davide Astori, 31-vjeçar ndërroi jetë javën e kaluar, pas një sulmi në zemër./IndeksOnline/