15:03 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja: Vllaznia – Drenica, ky është rezultati

Ka përfunduar ndeshja mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Drenicës, e fundit për xhiron e 20’të në Vala Superligë.

Takimi i luajtur në stadiumin e Gjilanit u mbyll me rezultat të bardhë 0 me 0, shkruan IndeksOnline.

Dy skuadrat patën rastet për shënim, por tereni ishte fajtori kryesor që dy klubet nuk arritën të shënonin së paku nga një gol.

Me këtë barazim, Vllaznia mbetët në pozitën e fundit me vetëm 9 pikë, kurse Drenica në të tetin me 30 pikë./IndeksOnline/

Gjendja e fushës për t’u ardhur keq!